Manchester Unitedi po kërkon transferimin e Jeremie Frimpongut për ta forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes për sezonin e ri. “Kicker” raporton të enjten se ekipi anglez i ka bërë ofertë zyrtare Bayer Leverkusenit për holandezin 25-vjeçar.
Mësohet se për transferimin e Frimpongut në verë, Unitedi ka ofruar 30 milionë euro. Frimpong prej vitit 2021 është pjesë e ekipit gjerman, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Celticu në Skoci.
Këtë sezon ai po tregon paraqitje të mira tek Leverkuseni, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Frimpong ka pesë gola e po aq asistime në 26 paraqitje për Leverkusenin.
Artikuj të ngjashëm