Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Frimpongun

Manchester Unitedi nuk po heq dorë nga transferimi i sulmuesit Jeremie Frimpong.

Në fakt, është trajneri Erik ten Hag ai që po kërkon me çdo kusht ta ketë Frimpongun në ekip për sezonin tjetër. Frimpong është pjesë e Bayer Leverkusenit, ndërsa ekipi gjerman për kartonin e tij po kërkon të paktën 50 milionë euro.

Holandezi 22-vjeçar është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2021, kur iu bashkua nga Celticu, ndërsa këtë sezon po tregon paraqitje të mira me fanellën e ekipit gjerman. Në 30 paraqitje në të gjitha garat, Frimpong ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asistime.

Ai ka kontratë me skuadrën e Leverkusenit deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm