Mbrojtësi i krahut të djathtë, Jeremie Frimpong, do të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit për sezonin e ri. “Bild” ka njoftuar të martën se Frimpong tashmë ka arritur marrëveshje personale me Unitedin, i cili është në bisedime me Bayer Leverkusenin për lirimin e tij.
Mësohet se bisedimet mes klubeve janë pozitive dhe Leverkuseni është gati ta pranojë ofertën e Unitedin për holandezin 22-vjeçar.
Mësohet se klubi anglez ka ofruar 30 milionë euro për Frimpongun, i cili ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025.
Frimpong para dy vjetësh iu bashkua ekipit gjerman nga Celticu, ndërsa këtë sezon ka 8 gola e 9 asistime në të gjitha garat.