Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frimpongu, mbrojtësi i shumëkërkuar në Evropë

Jeremie Frimpong - Bayer Leverkusen

Jeremie Frimpong i Bayer Leverkusenit është kthyer në një prej mbrojtësve më të kërkuar nga skuadrat elitare të Evropës.

Gjigantët si Barcelona, Bayern Munichu dhe Manchester Unitedi deri tani kanë shprehur interesim për mbrojtësin holandez, që luan në krahun e djathtë.

“Sport1” i Gjermanisë më herët ka raportuar se holandezi po e synon kalimin tek Unitedi.

Por, të shtunën, mediumi anglez “The Mirror”, ka shkruar se Real Madridi është në pozitën më të mirë për t’i siguruar shërbimet e yllit të Leverkusenit.

22-vjeçari Frimpong ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 31 paraqitje në Bundesligë këtë edicion.

Ai i ka edhe dy asistime në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Me Leverkusenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm