Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frimpong largohet në verë nga Leverkuseni

Jeremie Frimpong - Bayer Leverkusen

Mbrojtësi i krahut të majtë, holandezi Jeremie Frimpong, po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Bayer Leverkusenit.

“Bild” raporton të hënën se 23-vjeçari do të largohet në verë nga klubi gjerman pasi shumë skuadra të mëdha të Evropës kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Madje, thuhet se këto skuadra janë të gatshme të paguajnë edhe klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Frimpong prej janarit të vitit 2021 është pjesë e Leverkusenit dhe njëri prej futbollistëve më të vlerësuar në pozitën e tij në Gjermani. Në 21 ndeshje të luajtura këtë edicion, Frimpong ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 9 asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Leverkusenin deri në verën e vitit 2028.

LEXO EDHE:

 

Artikuj të ngjashëm