Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Frimpong drejt Liverpoolit

Jeremie Frimpong - Bayer Leverkusen

Bayer Leverkuseni mund të mbetet pa një tjetër lojtar të rëndësishëm. Jeremie Frimpong me shumë mundësi do të largohet nga skuadra gjermane. Lojtari i krahut do të transferohet te Liverpooli, shkruan “Kicker” të martën.

Liverpooli po kërkon një zëvendësues për Trent Alexander-Arnoldin për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kompletimi i marrëveshjes për Frimpongun pritet shpejt, ka shkruar mediumi i njohur gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bisedimet mes reprezentuesit të Holandës dhe Liverpoolit janë në fazë të avancuar dhe pritet të përfundojnë me sukses. Kanë mbetur vetëm edhe pak detaje deri në kompletim të transferimit.

Kontrata e Frimpongut është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa përmbanë klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh. Liverpooli është i gatshëm të paguajë këtë shumë.

Ai pritet të firmosë për pesë vjet me “të kuqtë”.

Frimpong i ka shënuar 30 gola në 190 ndeshje garuese për Bayer Leverkusenin.

Edhe Leverkuseni ka gati alternativat për të zëvendësuar lojtarin e rëndësishëm.