Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli fillon negociatat për Barcolan

Bradley Barcola

Liverpooli ka filluar negociatat për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcolas, shkruan të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

“Të Kuqtë” janë të gatshëm që të ofrojnë mbi 100 milionë euro për reprezentuesin e Francës. 

Mësohet se PSG-ja kërkon shifër më të lartë se 100 milionë euro.

Bisedimet mes palëve pritet të zgjasin, por plani i Liverpoolit mbetet i qartë - ta transferojë Barcolan në “Anfield”. 

Edhe vetë sulmuesi i krahut e dëshiron transferimin te skuadra e Liverpoolit. Ai nuk do ta vazhdojë kontratën me Parisin.  

23-vjeçarit kontrata me PSG-në i skadon në verën e vitit 2028.