Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli do të fillojë bisedimet për transferimin e Barcolas

Bradley Barcola

Liverpooli pritet të fillojë bisedimet për transferimin e Bradley Barcolas nga PSG, shkruan Sky Sports.

Pas bisedimeve preliminare me përfaqësuesit e futbollistit, Liverpooli ka përgatitur ofertë të hapur dhe pritet të formalizojë interesimin me një qasje zyrtare.

Transferimi i një sulmuesi të krahut ishte prioritet për Liverpoolin që nga largimi i Mo Salah. Barcola ka qenë në radarin e Liverpoolit për shumë vjet.

23-vjeçari ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Parisin, ndërsa ka dhënë shenja se nuk do të firmosë vazhdimin e saj. Ai nuk është i kënaqur me hapësirën që ka te fituesi i Ligës së Kampionëve.