Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Iraola i kënaqur me transferimet, Barcola mund të debutojë

Andoni Iraola

Trajneri Andoni Iraola ka thënë se është shumë i kënaqur me gjithë transferimet e Liverpoolit, qëkur erdhi në krye të skuadrës. 

Ai ka thënë se tani i përket atij për ta zhvilluar ekipin. 

Liverpooli bëri katër transferime në verë, përfshirë edhe Bradley Barcolan nga PSG-ja. 

Barcola mund të debutojë për Liverpoolin që në ndeshjen ndaj Ipsëichit të premten në mbrëmje. 

“Jam i kënaqur për momentin. Kam shumë kualitet në ekip. Tani është momenti që unë t’i zhvillojë lojtarët që i kam”, ka deklaruar ndër të tjera Iraola në konferencën për shtyp të enjten. 

Liverpooli në verë transferoi edhe Jeremy Jacquetin, Victor Munozin dhe Ronald Araujon.