Paris Saint-Germaini po vazhdon me paraqitje impresive në Champions.
Tashmë po udhëheq 4:0 në udhëtim ndaj Villarrealit.
Madje të katër golat i shënoi brenda tetë minutave, përkatësisht nga minuta e nëntë deri në minutën e 17-të.
Joao Neves, Desire Doue, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz realizuan për parisienët. Skuadra e Luis Enrique është pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, që janë të lënduar.
Në fakt PSG-ja ka vendosur rekord duke shënuar katër gola në 17 minutat e parë në një ndeshje të Championsit. Rekordi i mëparshëm ishte 20 minuta, i vendosur nga Real Madridi në fitoren 6:2 në shtëpi kundër Dinamo Zagrebit, në nëntor të vitit 2011.