Paris Saint-Germaini po vazhdon me paraqitje impresive në Champions.
Tashmë po udhëheq 4:0 në udhëtim ndaj Villarrealit.
Madje të katër golat i shënoi brenda tetë minutave, përkatësisht nga minuta e nëntë deri në minutën e 17-të.
Joao Neves, Desire Doue, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz realizuan për parisienët. Skuadra e Luis Enrique është pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, që janë të lënduar.