Liverpooli është i gatshëm që ta paguajë klauzolën e lirimit të Jeremie Frimpongut të Bayer Leverkusenit.
Frimpong mund të bëhet transferimi i parë i afatit kalimtar veror për kampionin e Anglisë.
24-vjeçari që mund të luajë në tërë krahun e djathtë të fushës, pëlqehet shumë nga trajneri holandez, Arne Slot, shkruan BBC të enjten.
Kontrata e Frimpongut thuhet të jetë afro 35 milionë euro.
Frimpongu në të kaluarën ka qenë pjesë e të rinjve të Manchester Cityt, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Celticu.
26-vjeçari shihet si zëvendësues ideal i Trent Alexander-Arnoldit në krahun e djathtë.
Frimpong ka luajtur në 53 ndeshje në të gjitha garat për klubin dhe shtetin e tij në edicionin aktual.
Holandezi në nivel klubesh ka realizuar pesë gola dhe 12 asistime në total.
Ai në vitin e kaluar ishte prej më meritorëve që Leverkuseni e fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë.