Jeremie Frimpong, që ka pasur të kaluar te Manchester City, është shumë afër transferimit në Premier League.
Mbrojtësi holandez i krahut të djathtë prej të rinjve të Manchester Cityt u transferua te Celticu fillimisht, për të kaluar më pas te Bayer Leverkuseni.
Në edicionin e sivjetmë të Bundesligës gjermane, Frimpong ka tetë gola të shënuar e pesë asistime në 26 ndeshje të luajtura në këtë edicion.
Por është skuadra e Manchester Unitedit ajo që i është afruar shumë transferimit të Frimpongut, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Barcelona dhe Bayern Munichu.
Kontrata e Frimpongut me Leverkusenin skadon në verën e vitit 2025.