Chelsea dhe Manchester Unitedi janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut, Jeremie Frimpong, raporton “The Sun” të premten.
Thuhet se të dy skuadrat angleze po insistojnë në transferimin e lojtarit të Bayer Leverkusenit pas paraqitjeve të mira këtë edicion.
Frimpongu iu bashkua Leverkusenit vitin e shkuar nga Celticu, ndërsa këtë edicion ka gjashtë gola e dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.
Për kartonin e tij, si Chelsea ashtu edhe Unitedi janë gati të ofrojnë mbi 30 milionë euro. Frimpong 21-vjeçar ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025.