Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ofron 60 milionë euro për Antonyn

Krerët e Manchester Unitedit kanë rritur ofertën për brazilianin Antony, transferimin e të cilit po e synojnë këtë verë.

“Goal” bën të ditur se Unitedi ka ofruar 60 milionë euro për ta bindur Ajaxin në lirimin e 22-vjeçarit.

Te Ajaxi janë të gatshëm ta shesin Antonyn, por vetëm nëse marrin një ofertë mbi 70 milionë euro.

Antony para dy vjetësh iu bashkua ekipit holandez dhe sezonin e fundit ishte ndër lojtarët kryesorë në ekip.

Ai po kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i Unitedit, Erik ten Hag, i cili e njeh brazilianin pasi ka punuar me të tek Ajaxi. Antony ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025.