Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antony tek Unitedi për 90 milionë euro

Antony, talenti i skuadrës së madhe holandeze, Ajax, pritet të zyrtarizohet së shpejti te skuadra e Manchester Unitedit në Premier League.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Sky Sports”.

22-vjeçari ka shënuar 25 gola në 82 paraqitje për Ajaxin dhe ka fituar vend në formacionin e Përfaqësueses së Brazilit.

Ajaxi për shërbimet e futbollistit brazilian, që luan në krah, ka kërkuar 90 milionë euro.