Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi merret vesh me Ajaxin për Antonyn

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Ajaxin për lojtarin brazilian të krahut, Antony. BBC ka shkruar të dielën mbrëma se Manchesteri do të paguaj 80 milionë funte për Antonyn dhe 4,25 të tjera për bonuse.

22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në 48 orët e ardhshme.

Është ky një tjetër transferim i shtrenjtë i gjigantit anglez. Ditë më parë Manchester e angazhoi Casemiron.