Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antony i vendosur të luajë për Unitedin

Sulmuesi i krahut, braziliani Antony, po kërkon me çdo kusht transferimin te Manchester Unitedi. BBC-ja ka njoftuar të hënën se Antony tashmë ka arritur marrëveshje personale me Unitedin, që po negocion me Ajaxin për lirimin e tij.

Te Ajaxi po kërkojnë 100 milionë euro, ndërsa Unitedi është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për shërbimet e 22-vjeçarit. Antony po shihet si përforcim i madh tek ekipi anglez që po përpiqet të arrijë marrëveshje me Ajaxin para mbylljes së afatit kalimtar.

Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025, ndërsa në ndeshjen e fundit të kampionatit të Holandës nuk është përfshirë fare në ekip.

Deri më tani, Antony ka dy gola e po aq asistime në tri paraqitje për Ajaxin këtë edicion.