Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi prezanton Antonyn

Manchester United ka kompletuar transferimin e Antonyt nga Ajax.

Sipas njoftimit të klubit anglez, sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Ky është një moment i jashtëzakonshëm në karrierën time për t’iu bashkuar njërit prej klubeve më ikonike në botë. I jam mirënjohës të gjithëve që kanë besuar tek unë, veçanërisht familjes sime dhe të gjithë trajnerëve dhe bashkëlojtarëve të mi, sepse nuk do të kisha arritur këtu pa ta. Të luaja nën drejtimin e Erik ten Hag tek Ajax ishte perfekte për mua dhe zhvillimin tim. Stili i tij i futbollit dhe i stërvitjes nxjerr më të mirën tek unë, dhe jam i emocionuar nga ajo që më ka thënë për planet dhe ambiciet e tij në Mançester”, u shpreh Antony.

Në 82 ndeshje me Ajaxin, 22-vjeçari realizoi 24 gola dhe asistoi 22 herë. Klubit anglez i ka kushtuar rreth 100 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm