Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi arrin marrëveshje me Ajaxin për Antonyn

Manchester Unitedi ka konfirmuar të martën se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Ajaxit për transferimin e sulmuesit të krahut, brazilianit Antony.

Në njoftimin e klubit anglez thuhet se Antony do t’i kryejë kontrollimet mjekësore, përpara se ta firmos kontratën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por raportohet se Unitedi është pajtuar të paguajë rreth 90 milionë euro për 22-vjeçarin.

Antony prej vitit 2020 është pjesë e Ajaxit dhe ka fituar dy tituj kampioni të Holandës. Këtë edicion, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në tri paraqitje për Ajaxin.