Sport

Unitedi insiston në transferimin e Antonyt

Manchester Unitedi vazhdon të insistoi në transferimin e një sulmuesi.

Drejtuesit e klubit anglez janë në negociata me disa lojtarë, por deri me tani nuk kanë arritur marrëveshje me asnjërin prej tyre.

“Sky Sports News” mëson se United do të insistoi për sulmuesin e Ajaxit, Antony. Raportohet se një ofertë zyrtare do të shkojë në adresë të klubit holandez këtë javë.

Unitedi kishte tentuar të nënshkruante me 22-vjeçarin edhe më herët gjatë këtij afati kalimtar.

Por, Ajaxi kishte kërkuar rreth 80 milionë euro, shumë të cilën klubi anglez nuk kishte pranuar ta paguajë.

Antony është ndër prioritetet e trajneri Erik ten Hag. Me brazilianin kishte punuar ten Hag tek Ajaxi.