Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Antonyn

Manchester Unitedi nuk po heq dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, braziliani Antony.

“Goal” raporton të premten se Unitedi ka bërë progres në negociatat me Ajaxin për shërbimet e 22-vjeçarit. Është trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, që po insiston për Antonyn, me të cilin ka punuar tek ekipi holandez dhe e njeh shumë mirë.

Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë mbi 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet gjatë këtij muaji.

Antony iu bashkua Ajaxit në vitin 2020 nga Sao Paolo dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Sezonin e fundit, braziliani ishte ndër lojtarët kryesorë në ekip, me 12 gola e dhjetë asistime në të gjitha garat.