Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Antonyn

Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Antony. “The Sun” ka raportuar të martën se transferimin e Antonyt po e kërkon trajneri Erik ten Hag, i cili së shpejti pritet të zyrtarizohet tek Unitedi.

Ten Hag e njeh brazilianin për shkak se e ka lojtar tek Ajaxi. Antony përshtatet shumë mirë në skemat e trajnerit Ten Hag dhe Unitedi pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij. Për ta lënë të lirë 22-vjeçarin, Ajaxi po kërkon të paktën 50 milionë euro.

Antony ka 12 gola e 10 asistime këtë edicion për Ajaxin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Krahas Unitedit, interesim për reprezentuesin e Brazilit kanë shfaqur edhe Juventusi e Bayerni.

Artikuj të ngjashëm