Vincenzo Montella në një konferencë për media ka folur për duelin e Milanit kundër ekipit shqiptar Shkëndija e Tetovës në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë.
Nesër Milani pret në San Siro Shkëndijën që po kalon një formë të mirë dhe këtë e ka vërejtur edhe Montella që ka folur për krahasimin e ekipit shqiptarë me Craiovan, klub me të cilin është përballur një fazë më herët.
“Dallimet mes Shkëndijës dhe Craiovas? [Shkëndija] ka më shumë ndeshje zyrtare, përfshirë edhe raundin preliminar në Europa Ligë”, ka thënë Montella, transmeton Koha.net.
“Përveç kësaj, ata [në ndeshje kundër Milanit] vijnë nga fitorja kundër kampionit aktual të Maqedonisë. Kanë ide të qarta për lojë, në sulm kanë lojtar të talentuar dhe të paparashikueshëm si Ibraimi”, ka shtuar ai.
“Ndeshje e komplikuar? Varet nga ne. Ata janë shumë të organizuar, por edh ne duhet të mendojmë për objektivat tonë”.