Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami nuk dorëzohet për McKennien

Skuadra e Tottenhamit po insiston në transferimin e mesfushorit të Juventusit, amerikani Weston McKennie. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Sky Sports”.

Te Tottenhami janë të vendosur për ta bindur Juventusin në lirimin e McKenniet, pasi po kërkohet me ngulm nga trajneri Antonio Conte. Për kartonin e 23-vjeçarit Juventusi po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Tottenhami gjatë kësaj jave pritet të bëjë ofertë zyrtare për amerikanin, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025. McKennie iu bashkua Juventusit para dy vjetësh nga Schalke për 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm