Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami insiston për McKennien

Skuadra e Tottenhamit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mesfushorit amerikan Weston McKennie.

Bëhet e ditur se trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte po e kërkon me ngulm McKennien, i cili është pjesë e skuadrës së Juventusit.

Mesfushori 23-vjeçar këtë sezon ka shënuar dy gola në 13 ndeshje për Juventusin dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Ai iu bashkua Juventusit vitin e shkuar nga Schalke dhe ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm