Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami bën ofertë për McKennien

Te Tottenhami janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Weston McKennie në afatin kalimtar të janarit. “Tuttsport” shkruan të enjten se Tottenhami tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për amerikanin.

Për kartonin e McKenniet, Tottenhami thuhet se ka ofruar 30 milionë euro. Është trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, që po insiston për McKennien, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën. 24-vjeçari nuk ka pasur stabilitet këtë edicion te Juventusi dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Në 15 ndeshje në të gjitha garat, McKennie ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa po kërkohet me ngulm edhe nga Arsenali.

Artikuj të ngjashëm