Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon 30 milionë euro për McKennien

Pas interesimit të skuadrave angleze për mesfushorin Weston McKennie, krerët e Juventusit tashmë kanë caktuar çmimin për amerikanin, raporton “Tuttosport” të enjten.

Për ta lënë të lirë 24-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit, skuadra italian po kërkon rreth 30 milionë euro dëmshpërblim.

McKennie këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Juventusi dhe është i gatshëm të largohet nga futbolli italian për ta vazhduar karrierën në Angli. Ai po kërkohet me ngulm nga Chelsea e Liverpooli.

McKennie këtë edicion ka regjistruar 16 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.