Leeds Unitedi ka nisur negociatat me Juventusin për shërbimet e mesfushorit Weston McKennie, ka raportuar të martën “Calciomercato”. Mësohet se Leedsi po synon transferimin e amerikanit gjatë këtij muaji dhe për kartonin e tij është gati të ofrojë 40 milionë euro.
McKennie është në shitje pasi te Juventusi nuk llogaritin në shërbimet e tij. 24-vjeçari javë më parë refuzoi kalimin tek Aston Villa, por Leedsi duket i vendosur për ta bindur McKennien që të transferohet në Premier League.
Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat. McKennie është pjesë e Juventusit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Schalke.