Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Leedsi pas McKenniet

Leeds Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Weston McKennie.

“Sky Sports” ka raportuar të premten se Leedsi po synon transferimin e amerikanit në afatin kalimtar të janarit.

Për kartonin e tij Leedsi është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit 30 milionë euro.

McKennie pritet të largohet nga ekipi italian në fillim të vitit të ardhshëm, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka një gol e një asistim në të gjitha garat.

Krahas Leedsit, interesim për 24-vjeçarin kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Tottenhami, Borussia Dortmundi e Atletico Madridi.

Artikuj të ngjashëm