Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mckennie refuzon Aston Villan

Mesfushori Weston McKennie ka refuzuar kalimin tek Aston Villa edhe pse ekipi anglez kishte arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e tij.

“Calciomercato” ka shkruar të hënën se mesfushori amerikan nuk ishte i bindur nga projekti i Aston Villas dhe për këtë arsye nuk ka preferuar largimin nga Juventusi.

Mësohet se Aston Villa kishte ofruar 30 milionë euro për McKennien dhe në parim kishte arritur marrëveshje me Juventusin, por lëvizje dështoi për shkak të lojtarit.

Juventusi tashmë e ka nxjerrë McKennien në shitje, të cilin po shpreson ta largojë gjatë afatit kalimtar të janarit pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. 24-vjeçari ka tri gola e një asistim këtë sezon për Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm