Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mckennie nis negociatat për kontratën e re

Mesfushori amerikan Weston McKennie së shpejti do të firmos kontratë të re me skuadrën e Juventusit. “Tuttosport” ka njoftuar të hënën se palët tashmë kanë nisur negociatat dhe marrëveshja mund të mbyllet me sukses muajin tjetër.

Te Juventusi po duan ta mbajnë 25-vjeçarin, i cili këtë edicion ka treguar paraqitje të mira dhe është stabilizuar në titullar të trajnerit Massimiliano Allegri. Me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2027 dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Në 21 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, McKennie ka asistuar pesë herë, ndërsa është pjesë e Juventusit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Schalke.