Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

McKennie rinovon kontratën me Juventusin

Mesfushori Weston McKennie do ta rinovojë së shpejti kontratën me skuadrën e Juventusit. “Tuttosport” ka shkruar të enjten se marrëveshje mes palëve për vazhdimin e bashkëpunimit është arritur dhe do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025, mesfushori amerikan do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2027. 25-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira dhe ka bindur klubin italian t’ia ofrojë rinovimin e kontratës.

Në fakt, McKennie edicionin e shkuar ishte i huazuar te Leeds Unitedi dhe ishte pranë largimit nga Juventusi, por në fund vendosi të mbetet në Torino.

Në 12 ndeshje të luajtura deri më tani në Serie A, McKennie ka edhe një asistim. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Schalke.