Klubi italian Juventus këmbëngul për ta blerë gjatë verës sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata.
Skuadra nga Torino për transferimin e Moratas ka ofruar edhe mesfushorin amerikan, Weston McKennie, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegrit.
Sulmuesi 31-vjeçari edhe më herët ka qenë pjesë e Juventusit, skuadër për të cilën pati shënuar 59 gola në 185 ndeshje.
Reprezentuesi i Spanjës ka kontratë me Atleticon deri në qershor të vitit 2026. Në 33 ndeshjet e edicionit aktual ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me tri asistime.
Morata më herët ka luajtur edhe për Chelsean dhe Real Madridin.