Mesfushori amerikan, Weston McKennie, do të firmosë kontratë të re afatgjate me skuadrën e Juventusit, ka shkruar “Tuttosport” të hënën.
Gazeta italiane bën të ditur se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Me kontratën e re McKennie do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2027. Ai është pjesë e ekipit italian prej vitit 2021 dhe me paraqitjet e tij këtë edicion ka bindur drejtuesit e klubit për t’ia ofruar kontratën e re. Deri më tani 25-vjeçari ka 19 paraqitje në kampionat për Juventusin, ku i ka bërë edhe dy asistime.
Kontrata aktuale i skadon atij në verën e vitit të ardhshëm.