Paraqitjet e mira këtë sezon të amerikanit Weston McKennie kanë bërë që Juventusi t’ia ofrojë kontratën e re. “Tuttosport” ka shkruar të enjten se palët janë afër marrëveshjes, e cila pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji.
Me kontratën e re mesfushori amerikan do të mbetet pjesë e Juventusit deri në vitin 2027.
25-vjeçari në vitin 2021 iu bashkua Juventusit nga Schalke, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar te Leeds Unitedi në Angli.
Këtë sezon, McKennie ka 1 asistim në 8 paraqitje në Serie A, ndërsa kontrata aktuale me Juventusin i skadon në verën e vitit 2025.