Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie, po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League. “Tuttomercatoweb” ka raportuar të hënën se McKennie u ka bërë me dije krerëve të Juventusit se dëshiron transferimin te skuadra e Tottenhamit.
Mësohet se amerikani tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin dhe po pret që Juventusi ta pranojë ofertën e ekipit nga Londra. Tottenhami për McKennien, i cili pëlqehet nga trajneri Antonio Conte, është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij.
24-vjeçari nuk ka qenë titullar i rregullt këtë edicion te Juventusi dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga Torino në afatin kalimtar të janarit.
Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka dy gola e një asistim në 14 paraqitje.