Skuadra e Tottenhamit i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për mesfushorin amerikan, Weston McKennie raporton të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se për transferimin e McKenniet, ekipi anglez ka ofruar 30 milionë euro.
Tottenhami po synon transferimin e McKenniet në afatin kalimtar të janarit, pasi 24-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Juventusit për shkak se nuk ka bindur me paraqitjet e tij deri më tani.
McKennie ka vetëm një gol e një asistim këtë edicion, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai iu bashkua Juventusit nga Schalke në vitin 2020.
Artikuj të ngjashëm