Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë të majme për Bremerin

Tottenhami po llogaritet favorit për shërbimet e qendërmbrojtësit Gleison Bremer. “Calciomercato” ka njoftuar të martën se Tottenhami tashmë ka bërë ofertën më të mirë për transferimin e Bremerit nga Torino.

Ekipi londinez ka ofruar 50 milionë euro për 25-vjeçarin dhe marrëveshja me Torinon mund të finalizohet brenda kësaj jave.

Bremer do të largohet nga Torino dhe klubi ka kohë që po shqyrton ofertat e skuadrave të interesuara. Braziliani ishte ndër mbrojtësit më të dalluar në Serie A sezonin e fundit, kurse me Torinon ka kontratë deri në vitin 2024. Për Bremerin interesim kanë shfaqur edhe Interi e Juventusi.

Artikuj të ngjashëm