Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi në garë për Bremerin

Interi është futur në garë për futbollistin e Torinos, Gleison Bremer, raportoi “Calciomercato” të hënën.

Për ta transferuar qendërmbrojtësin 25-vjeçar, Interit i duhet ta fitojë garën me klube të mëdha të Evropës.

Për shërbimet e brazilianit interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi, Bayern Muencheni, Liverpooli dhe Juventusi.

Interi është gati t’i shpenzojë deri 35 milionë euro për ta transferuar Bremerin, që me Torinon ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Në Serie A, braziliani ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim në 33 paraqitje.