Juventusi po shihet favorit për transferimin e qendërmbrojtësit të Torinos, brazilianit Gleison Bremer. “Corriere dello Sport” ka raportuar të hënën, se Juventusi tashmë ka kontaktuar Torinon dhe ka bërë ofertë zyrtare për Bremerin.
Mësohet se oferta e Bremerit është dukshëm më e majme se ajo e Interit. Për kartonin e brazilianit, i cili do të largohet këtë verë nga Torino, Juventusi thuhet se ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim.
Po ashtu, 25-vjeçarit i ka ofruar kontratë pesëvjeçare dhe pagë më të lartë se Interi. Bremer te Juventusi po shihet si zëvendësim i duhur për Matthijs De Ligtin, i cili do ta vazhdojë karrierën te Bayerni.