Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e siguron Bremerin

Skuadra e Juventusit ka mposhtur Interin në garën për transferimin e qendërmbrojtësit Gleison Bremer nga Torino.

Gianluca Di Marzio ka njoftuar të martën se Juventusi ka arritur marrëveshje me Torinon dhe futbollistin, i cili pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Bëhet e ditur se Juventusi i ka ofruar Torinos 40 milionë euro, përfshirë edhe shtatë milionë euro tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë, Bremer me Juventusin do të firmosë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

Te Juventusi, Bremer do ta zëvendësojë Matthijs de Ligtin, i cili ka vendosur që t’i bashkohet Bayern Muenchenit.