Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi zyrtarizon Bremerin

Qendërmbrojtësi Gleison Bremer edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës së Juventusit. Juventusi e ka bërë zyrtarizimin e Bremerit të mërkurën mbrëma, pasi braziliani i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore. Bremer me Juventusin ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.

Ai te Juventusi është transferuar nga skuadra e Torinos për 41 milionë euro, plus tetë milionë euro tjera në formë bonusesh.

Te Juventusi, Bremer do ta bartë fanellën me numrin tre, të cilën e ka lënë Giorgio Chiellini pas transferimit në SHBA. Bremer sezonin e fundit është zgjedhur mbrojtësi më i mirë në Serie A, ndërsa pjesë e Torinos ka qenë prej vitit 2018.