Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino kërkon 40 milionë euro për Bremerin

Skuadra e Torinos u ka rezistuar deri më tani të gjitha ofertave për mbrojtësin Gleison Bremer. Te Torino janë të gatshëm ta shesin brazilianin e shumëkërkuar, por vetëm nëse marrin një ofertë të majme.

E për ta liruar Bremerin, Torino po kërkon 40 milionë euro, çmim që tashmë ua ka bërë të ditur skuadrave të interesuara, si Chelsea, Juventusi, Tottenhami e Interi.

Bremer sezonin e fundit ishte njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A dhe ai është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në një ekip më të fortë. 25-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2024.