Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli pas Bremerit

Napoli është ekipi i fundit që ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën. Bremer do të largohet nga Torino këtë verë dhe interesim për transferimin e tij ka kohë që kanë shfaqur Interi, Juventusi, Tottenhami e Newcastle.

Bremer ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar sezonin e fundit në Itali dhe Torino po kërkon mbi 30 milionë euro për kartonin e tij. Te Napoli, Bremer po shihet si zëvendësim ideal për Kalidou Koulibalyn, që do të largohet këtë verë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

25-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024.