Skuadra e Torinos ka refuzuar ofertën e majme të Newcastlet për qendërmbrojtësin Gleison Bremer. Mediumet italiane kanë raportuar se ekipi anglez kishte ofruar 30 milionë euro për transferimin e Bremerit gjatë këtij muaji por Torino e kishte refuzuar.
Te Torino e vlerësojnë lartë brazilianin, i cili këtë edicion është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.
24-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në vitin 2023 dhe klubi po punon për t’ia rinovuar kontratën deri në vitin 2025. Ai këtë sezon ka 19 paraqitje në Serie A ku ka bërë një asistim. Interesim për Bremerin, kanë shfaqur edhe Milani, Napoli, Evertoni e Chelsea.