Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torino kërkon 50 milionë euro për Bremerin

Torino i ka thënë Interit që nëse dëshiron ta blejë mbrojtësin Gleison Bremer, duhet të shpenzojë 50 milionë euro, kanë raportuar mediumet italiane të shtunën.

Nga Interi në afatin kalimtar të verës pritet të largohet Milan Skriniar, i cili ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm te “nerazzurrët” qëkur u transferua nga Sampdoria në vitin 2017. Skriniar mund t’i bashkohet PSG-së.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se Torino për Bremerin do ta pranonte vetëm atë shumë të parave.

25-vjeçari Bremer në edicionin që shkoi, u shpall mbrojtësi më i mirë i Serie A. Është bashkëlojtar me Mërgim Vojvodën, reprezentuesin e Kosovës.