Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi afër transferimit të Bremerit

Interi është në pozitën më të mirë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se kampioni në fuqi tash e disa kohë ka nisur bisedimet me Torinon dhe është afër të finalizojë marrëveshjen.

Torino është pajtuar me kushtet e ofruara nga drejtuesit e Interit dhe i ka dhënë leje lojtarit të nisë negociatat.

Mbrojtësi brazilian është kërkuar edhe nga skuadra të njohura evropiane pas paraqitjeve të mira këtë edicion në Serie A.