Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi tenton transferimin e Bremerit

Interi ka qenë prej kohësh shumë i interesuar për Gleison Bremer të Torinos raporton “Sky Sport” të shtunën.

Klubi italian thuhet se ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin që është pajtuar me kushtet e ofruara.

Drejtuesit e klubit zikaltër do të nisin negociatat edhe me klubin e Torinos që po kërkon mbi 30 milionë euro dëmshpërblim.

Braziliani ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024.