Interi po planifikon që në afatin kalimtar të verës të përforcohet në fazën e mbrojtjes.
Drejtuesit e klubit italian e kanë prioritet transferimin e mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer, shkruan “Calciomercato”.
Raportohet se ekipi i Series A ka qenë i interesuar edhe më herët për mbrojtësin brazilian, i cili shënoi të dielën për Torinon pikërisht ndaj Interit.
Bremeri ka kontratë me Torinon deri në fund të qershorit të vitit 2025.
24-vjeçari ka shënuar tre gola këtë sezon në 26 ndeshje.